RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Francë, më shumë se 900 delfinë gjenden të ngordhur në bregdet gjatë dimrit

france,-me-shume-se-900-delfine-gjenden-te-ngordhur-ne-bregdet-gjate-dimrit

Të paktën 910 delfinë kanë mbetur të vdekur në plazhet franceze në Oqeanin Atlantik që nga mesi i dhjetorit, sipas një numërimi të ri nga observatori oqeanografik Pelagis, i cili gjeti 400 raste të tilla vetëm gjatë javës së fundit.

“Përafërsisht 420 cetace të vegjël” u gjetën midis 10 dhe 17 marsit, dhe 120 prej tyre gjatë fundjavës 11-12 mars, gjë që është “e paprecedentë”, tha instituti, megjithëse numrat nuk ishin përfundimtar.

Disa nga delfinët kishin ngordhur prej disa javësh, të tjerët së fundmi, sipas Pelagis, e cila e regjistron fenomenin që nga viti 1970. Shumica e të ekzaminuarve kishin shenja të goditjes nga motorët e anijeve të peshkimit.

Një valë e parë e vdekjeve u regjistrua në fillim të vitit, me 360 ​​delfinë të ngordhur nga mesi i dhjetorit 2022 deri në mes të janarit 2023. Kjo u pasua nga një periudhë “qetësie” relative, me vetëm 130 delfinë të vdekur deri në fillim të marsit.

Nga viti 2017 deri në vitin 2020, mesatarisht 850 delfinë të ngordhur janë regjistruar në bregdet çdo dimër. Në shkurt dhe mars delfinët i afrohen brigjeve për të gjetur ushqim dhe për pasojë bien në kontakt me anijet e peshkimit, si pasojë disa prej tyre lëndohen dhe ngordhin.

Organizatat joqeveritare dhe shkencëtarët kanë bërë thirrje për ndalimin e peshkimit gjatë kësaj periudhe, por qeveria deri tani ka preferuar të marrë masa të tjera: dokumentimin e fenomenit dhe propozimin e zgjidhjeve “teknike”, si vendosja e kamerave apo “rezistentëve” në anijet e peshkimit. /abcnews

Related posts

SHBA: Mbështesim të drejtën e Iz’raelit për të mbrojtur veten

rezart morina

Çfarë dihet deri më tani për Faton Hajrizin, në vendin e ngjarjes shihen shumë forca policore, ambulanca e helikopterë

admin

Pothuajse 1 milion muslimanë përfunduan haxhin këtë vit

admin