RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Urdhër arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për presidentin Putin nuk ka “asnjë rëndësi”

rusia:-urdher-arresti-i-gjykates-nderkombetare-penale-per-presidentin-putin-nuk-ka-“asnje-rendesi”

Rusia ka përsëritur se vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) nuk kanë “asnjë domethënie” për Moskën, përfshirë nga “pikëpamjet ligjore”, transmeton Anadolu.

Reagimi i zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, erdhi pas vendimit të ICC-së për lëshimin e urdhër arrestit për presidnetin rus, Vladimir Putin dhe komisioneren presidenciale për të drejtat e fëmijëve “në kontekstin e situatës në Ukrainë”.

Zakharova theksoi se Rusia nuk është palë e Statutit të Romës për ICC-në dhe nuk ka detyrime ndaj statutit, kështu që vendimet e gjykatës nuk do të kenë asnjë pasojë juridike.

“Prandaj, Rusia nuk bashkëpunon me këtë organ dhe ‘recetat’ e mundshme për arrestimin që vijnë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale do të jenë ligjërisht të pavlefshme për ne”, tha Zakharova.

Më herët, ICC lëshoi urdhër arresti për presidentin rus lidhur me krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë.

Related posts

Dyshime për manipulim me vota, 12 persona intervistohen në Vushtrri dhe Skënderaj

Irfan Jahiu

Presidentja Osmani takon homologun e saj italian

admin

Donald Trump i rikthehet fushatës elektorale mes pikëpyetjeve të forta në kampin demokrat mbi kandidimin e presidentit Biden

admin