RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bideni mirëpret vendimin e GJNP-së për të lëshuar urdhëarrest për Putinin

bideni-mirepret-vendimin-e-gjnp-se-per-te-leshuar-urdhearrest-per-putinin

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të lëshuar urdhërarrest kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, raporton BBC.

GJNP-ja akuzon Putinin për krime lufte në Ukrainë – ndërsa presidenti i SHBA-së, Biden, thotë se lideri rus “ka bërë qartazi këto”.

Pretendimet bazohen në depërtimet e paligjshme të fëmijëve nga Ukraina për në Rusi që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit të kaluar.

Moska ka mohuar kategorikisht këto akuza dhe e ka quajtur si të “egër” lëshimin e urdhërarrestit.

Ka shumë pak gjasa që do të ketë shumë nga ky veprim, pasi GJNP-ka nuk ka kompetenca për arrestimin e një të dyshuari pa pasur bashkëpunim me qeverinë e atij shteti.

Rusia nuk është anëtare e GJNP-së, që do të thotë se gjykata, e vendosur në Hagë, nuk ka autoritet atje. /koha

Related posts

Kur trupi i një gruaje shtatzënë u nxorr nga rrënojat në Teheran…

RTI

Ukraina premton anije të tjera me grurë

admin

Ethet e një anëtarësimi të afërt ballkanik në BE

RTI