RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina premton anije të tjera me grurë

ukraina-premton-anije-te-tjera-me-grure

Zëvendësministri ukrainas i Infrastrukturës, Yuriy Vaskov njoftoi se është planifikuar të ngarkohen produkte drithërash në të paktën 10 anije të tjera deri në fund të muajit.

Vaskov deklaroi se 8 000 tonë misër do të ngarkohen në anijen ”Sara”, e cila hyri në portin e Odesës në mbrëmjen e 14 gushtit dhe 7 500 tonë naftë me anijen ”Efe”.

Duke theksuar se për momentin janë ngarkuar gjithsej gjashtë anije në portet e Ukrainës, Vaskov tha se “brenda dy javëve të korridorit të grurit, 16 anije u larguan nga portet e Ukrainës për të shpërndarë rreth gjysmë milioni ton produkte të grurit ukrainas në nëntë vende të botës”.

Vaskov shtoi gjithashtu se deri në fund të muajit është planifikuar të ngarkohen produkte drithërash në të paktën 10 anije të tjera. /atsh

Related posts

Reuters për arrestimin e spiunes ruse Daria Aslamova në Kosovë: Rusia aleati kryesor i Serbisë

admin

Sekreti i nëntokës amerikane: ku fshihet nafta për kohët e krizës?

Irfan Jahiu

BE: Të gjitha pajisjet elektronike do të kenë një portë karikimi nga viti 2024

admin