Në qytetin Adana të Turqisë u ul avioni me produkte të ndihmës humanitare të dërguar nga Pakistani për të mbështetur punimet e kryera pas tërmeteve të ndodhura më 6 shkurt me qendër në Kahramanmaraş, transmeton Anadolu.
Pas ngritjes në qytetin Lahore, në aeroportin Adana kreu ulje avioni i 16-të i ngarkuar me 1.350 tenda të dërguara në kuadër të “operacionit të fluturimit special” për transportimin e 50 mijë tendave nga Qeveria e Pakistanit.
Bashkë me avionin e fundit të mbërritur përmes korridorit ajror të krijuar mes dy vendeve për dërgimin e produkteve të ndihmës humanitare, ka përfunduar dërgesa e 20.067 tendave drejt Turqisë.
Tendat rezistente ndaj kushteve të dimrit dhe zjarrit që u shkarkuan nga avioni, u dërguan në rajonet e prekura nga tërmeti.
پاکستان سے 18 واں چارٹر کارگو طیارہ زلزلہ متاثرین کے لئےامدادی سامان لے کر ادانا پہنچ گیا۔#pakistan #Turkiye pic.twitter.com/g7IcHKbFX0
— RTEUrdu (@RTEUrdu) March 19, 2023