RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Egjipt, mbahet Samiti i Sigurisë për uljen e tensioneve Izrael-Palestinë

egjipt,-mbahet-samiti-i-sigurise-per-uljen-e-tensioneve-izrael-palestine

Në qytetin Sharm El-Sheikh të Egjiptit, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga 5 shtete përfshirë SHBA-në, mbahet Samiti i Sigurisë për uljen e tensioneve Izrael-Palestinë, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme egjiptiane, Ahmed Abu Zeid në një deklaratë nga Twitteri tha se “Sharm El-Sheikh sot pret një takim pesëpalësh në të cilën marrin pjesë zyrtarë të sigurisë dhe nivelit të lartë nga Egjipti, Palestina, Izraeli, Jordania dhe SHBA-ja”.

Lidhur me objektivin e Samitit të Sigurisë në Sharm El-Sheikh, Abu Zeid deklaroi se “Takimi mbahet me qëllimin për të mbështetur përpjekjet për të siguruar qetësinë mes Palestinës dhe Izraelit”.

– Samitet e sigurisë dhe hapat e Izraelit që përshkallëzojnë tensionet

Takimi i parë i Samitit të Sigurisë që synon uljen e tensioneve mes Izraelit dhe Palestinës, u mbajt më 26 shkurt në qytetin Akaba të Jordanisë.

Në deklaratën përmbyllëse që u publikua pas takimit të sigurisë që u mbajt në Akaba me pjesëmarrjen e Palestinës, Izraelit, Jordanisë, SHBA-së dhe Egjiptit, theksohej se “Administrata e Palestinës dhe Qeveria e Izraelit konfirmuan se janë të gatshëm të ndalin për 3 deri në 6 muaj veprimet e njëanshme”.

Ishte bërë e ditur se ndalesa e veprimeve të njëanshme përshinte që qeveria izraelite të mos hapte për diskutim ndërtimin e njësive të vendbanimeve të reja për 4 muaj dhe që të mos miratojë njësitë e vendbanimeve ilegale për 6 muaj.

Po ashtu në Akaba u vendos që një takim i dytë të mbahej në qytetin Sharm El-Sheikh të Egjiptit.

Por, Izraeli vazhdoi bastisjet në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe shumë palestinezë humbën jetën në ngjarjet e shënuara.

Related posts

Franca akuzon themeluesin e Telegram-it për “mos ofrimin e informacionit për autoritetet”

admin

Francë, qytetarët drejt qendrave të votimit për të zgjedhur anëtarët e parlamentit

rezart morina

Mjeku i Bidenit thotë se ai po përjeton simptoma “të lehta” të COVID-it

rezart morina