RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca takon shefin e OSBE-së në Kosovë, i premton reformim të sistemit zgjedhor

konjufca-takon-shefin-e-osbe-se-ne-kosove,-i-premton-reformim-te-sistemit-zgjedhor

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të martën ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Sipas njoftimit të Zyrës për media të Kuvendit të Kosovës, në takim, ndër të tjera, është diskutuar për punën e legjislativit dhe janë shkëmbyer pikëpamje edhe në lidhje me procesin e reformës zgjedhore.

“Kryetari Konjufca, pasi e falënderoi ambasadorin Davenport për mbështetjen e deritashme të Kuvendit nga ana e Misionit të OSBE-së, theksoi se një ndër prioritetet kryesore të kësaj legjislature është reformimi i sistemit zgjedhor dhe shprehu përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

Related posts

Ambasada amerikane përgëzon Kosovën për anëtarësim në Bordin e Paqes

Irfan Jahiu

Gjykata Supreme lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit

Hevzi

Finlanda dyshon se katër avionë ushtarakë rusë kanë shkelur hapësirën e saj ajrore: Nëse është e qëllimshme, ne do të reagojmë!

admin