RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

O’Brien: S’do ta lejojmë përsëritjen e Banjskës

o’brien:-s’do-ta-lejojme-perseritjen-e-banjskes

Ndihmës-Sekretari amerikan për çështje të Evropës dhe Euroazisë, James O’Brien gjatë një brifingu me gazetarë ka thënë se SHBA-ja e ka bërë të qartë se nuk do të lejojë përsëritjen e një sulmi të ngjashëm si ai në Banjskë më 24 shtator.

Në sulmin terrorist në Banjskë u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku.

“Dyja palët e kanë të qartë se s’do të lejohet të ndodhë më”, tha O’Brien.

Ai u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që t’i kthehen dialogut me përgjegjësi, ndërsa u ka bërë thirrje edhe t’i shmangin veprimet provokative.

“Së pari, raportet Kosovë – Serbi, fuqimisht mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga emisari Miroslav Lajçak. I ftojmë të dyja palët që t’i kthehen me përgjegjësi dialogut. Përshëndesim arritjet që janë tërësisht teknike, si çështja e targave. Por, këto hapa tregojnë se mund të ecet përpara. Kosova e Serbia duhet t’i shmangin aktet provokative në veri. Jemi të kënaqur me bashkëpunimin e Policisë së Kosovës, EULEX-it, KFOR-it. Deri tash ka qenë shumë i mirë. Po ashtu komunikimi me Beogradin në funksion të sigurisë, ne presim të vazhdojmë të ketë negociata transparente e të hapura muajt e ardhshëm”, tha O’Brien

Related posts

Zelensky: Rusia do të humbasë së bashku me ata që e ndihmojnë atë – VIDFO

admin

Sulmi i SHBA në Venezuelë, CBS News: Presidenti Maduro u arrestua nga njësia speciale elitare amerikane ‘Delta Force’

admin

Pyje të shkrumbuara, banesa të shndërruara në hi dhe njerëz të trishtuar, pamjet nga shkatërrimi që la pas zjarri në Atika (FOTOLAJM)

admin