RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca e Escobar thonë se nuk do të ketë Asociacion që cenon sovranitetin e Kosovës

konjufca-e-escobar-thone-se-nuk-do-te-kete-asociacion-qe-cenon-sovranitetin-e-kosoves

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në kuadër të vizitës në SHBA është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njëherësh Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në këtë takim siç ka njoftuar Konjufca është diskutuar për zhvillimet aktuale dhe marrëveshjen e Ohrit.

Konjufca përmes një postimi në Facebook ka thënë se u diskutua edhe për çështjen e Asociacionit, për të cilin tha se mori garancinë amerikane se nuk do të lejohet asnjë i tillë që cenon sovranitetin e Kosovë.

“Ritheksuam qëndrimin e shtetit të Kosovës, por edhe garantimin e Departamentit të Shtetit, se nuk mund të formohet kurrfarë asociacioni apo ndonjë mekanizëm tjetër që cenon sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kunjufca, raporton teve1.info.

Kryetari i Kuvendit tha se u diskutua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit dhe agjendën e përbashkët për anëtarësimin e Kosovës në strukturat euroatlantike dhe organizata ndërkombëtare, e po ashtu edhe për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Konjufca po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA për të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci.

Related posts

Lajçak për draftin e Asociacionit: S’do të propozoja kurrë diçka që nuk do ta propozoja për vendin tim

RTI

E drejta e autorit dhe përmbajtja e krijuar nga inteligjenca artificiale, artistët dhe krijuesit: Veprat tona janë përdorur pa na dhënë asnjë kompensim

admin

Porosia e eurodeputetëve: Nëse Serbia nuk e pranon marrëveshjen me Kosovën, do të jetë një Iran në Evropë

admin