RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fo’rcat iz’raelite su’lmuan dy shtëpi në Ga’za, humbën je’tën disa pa’lestinezë

fo’rcat-iz’raelite-su’lmuan-dy-shtepi-ne-ga’za,-humben-je’ten-disa-pa’lestineze

Në sulmin ajror të forcave izraelite që synonin dy shtëpi në Rripin e Gazës, 6 palestinezë humbën jetën dhe shumë persona u plagosën, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës me shkrim të Organizatës së Mbrojtjes Civile në Gaza, forcat izraelite bombarduan një shtëpi të familjes “Sheldan” pranë stadiumit Yarmouk në zonën Sahabe në pjesën qendrore të qytetit të Gazës.

Nga sulmi humbën jetën 5 palestinezë dhe shumë njerëz u plagosën.

Një palestinez humbi jetën në sulmin e forcave izraelite që synonin shtëpinë e familjes “Rayyan” në kampin e refugjatëve Jibaliya në veri të Rripit të Gazës.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza më 7 gusht deklaroi se në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 u vranë 39.677 palestinezë, përfshirë të paktën 16.314 fëmijë dhe 10.980 gra, dhe se u plagosën 91.645 palestinezë.

Ndërsa thuhet se ka ende mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet gjithashtu duke sulmuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar.

Related posts

Shefi i NATO-s bën thirrje për zgjatjen e pauzës humanitare midis Hamasit dhe Izraelit

Muhamet Ramadani

“Mes SHBA-së dhe Izraelit u nënshkrua një marrëveshje e madhe armësh”

admin

“Të premten hapet plotësisht”- Zv/presidenti Vance: Nuk do ketë taksa për kalimin në Hormuz, ndryshe Irani humbet asetet e ngrira!

admin