RTV AHIRETI
Shëndetësi

A ju acarojnë disa tinguj? Sipas shkencëtarëve mund të vuani nga ky çrregullim

a-ju-acarojne-disa-tinguj?-sipas-shkencetareve-mund-te-vuani-nga-ky-crregullim

Gati një në pesë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar vuan nga misofonia, sugjeron një studim.

S’kam degjuar kurre per te?

Epo, a ju duket i bezdisshëm tingulli i dikujt që përtypet me zë të lartë?

Apo zhurma e dikujt që pi ngadalë çajin ju ngacmon nervat?

Mund të ketë një shpjegim shkencor për acarimin tuaj.

Hulumtimet nga King’s College në Londër dhe Universiteti i Oksfordit sugjerojnë se 18.4% e popullsisë së përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar raportojnë se tinguj të caktuar shkaktojnë probleme për ta, kjo njihet ndryshe si misofoni.

Misofonia mund të shkaktojë një reagim të fortë negativ ndaj tingujve të zakonshëm, të tillë si frymëmarrja, gogëzimi ose zhurma e dikujt që troket.

NHS thotë se misofonia është veçanërisht kur tinguj të caktuar i zemërojnë njerëzit.

Por ata me misofoni kanë raportuar ndjenja paniku edhe për shkak të disa tingujve.

Studimi i ri hedh dritë mbi mizofoninë

Studimi i Oxford dhe King’s College përdori një pyetësor për të mësuar më shumë rreth mizofonisë.

Pasi shikuan mostrat nga 772 persona, të moshave dhe etnive të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar, studiuesit zbuluan se vetëm 13.6% e njerëzve kishin dëgjuar për këtë gjendje dhe 2.3% e kishin identifikuar atë.

Studimi zbuloi gjithashtu se misofonia ishte njësoj e zakonshme tek burrat dhe gratë dhe se priret të ishte më pak e rëndë me moshën.

Disa nga tingujt më nxitës për të sëmurët përfshijnë frymëmarrjen normale, hapat dhe gëlltitjen, zbuloi studimi.

Related posts

Shtatë arsyet pse duhet të konsumoni limon rregullisht

admin

Lëng rrushi me piper të zi, kura kundër gurëve në veshka

rezart morina

Duhet apo jo ta ruajmë në frigorifer? Ekspertët tregojnë gabimin që kemi bërë deri më sot me shalqirin

rezart morina