RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolonët hebrenj vazhdojnë bastisjet e tyre ndaj Xhamisë Al-Aksa në muajin e Ramazanit

kolonet-hebrenj-vazhdojne-bastisjet-e-tyre-ndaj-xhamise-al-aksa-ne-muajin-e-ramazanit

Dhjetëra kolonë hebrenj nën mbrojtjen e policisë izraelite kryen bastisje ndaj Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Siç raporton Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, dhjetëra kolonë hebrenj hynë në formën e grupeve gjatë orëve të mëngjesit në hapësirën e Xhamisë Al-Aksa dhe kryen ritet e tyre talmudike.

Policia izraelite e cila mbron kolonët hebrenj dhe është pozicionuar në oborrin e Xhamisë Al-Aksa, ka shkaktuar vështirësi duke kontrolluar kartat e identitetit të muslimanëve që erdhën në Al-Aksa për namazin e mëngjesit.

Edhe dje 85 kolonë hebrenj radikalë nën mbrojtjen e forcave izraelite kryen bastisje provokative ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe zhvilluan rite talmudike në tempullin e shenjtë.

Bastisjet provokative që izraelitët vazhdojnë në muajin e Ramazanit kundër Xhamisë Al-Aksa kanë shkaktuar reagime ndërkombëtare dhe të administratës së Palestinës.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Katarit paralajmërohet se arritja e marrëveshjes mes policisë izraelite dhe organizatës së emërtuar “Temple Group” lidhur me çështjen për zgjatjen e orëve të bastisjes që kryejnë në Xhaminë Al-Aksa gjatë muajit të Ramazanit, mund të shkaktojë tensione të rrezikshme.

Related posts

Murati: Buxheti i Prishtinës u përdor për qëllime elektorale

RTI

Hezbollahu sulmon Izraelin me qindra raketa, ndërsa avionët izraelitë godasin objektivat në Liban

admin

“Nuk jam i gatshëm të heq dorë nga…”- Netanyahu s’pranon marrëveshje që i jep fund luftës në Gazë, vetëm armëpushim të “pjesshëm”

admin