RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kuvendi sot mban seancë solemne për 25-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”

kuvendi-sot-mban-seance-solemne-per-25-vjetorin-e-“epopese-se-uck-se”

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë seancë solemne për nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Seanca do të nis në ora 12:00, derisa para deputetëve do të flasë presidentja Vjosa Osmani.

“Në orën 12:00, presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Seancën Solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Po ashtu, deputetëve dhe të pranishmëve nesër pritet t’u dhjetohet dhe kryeministri Albin Kurti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në seancën solemne për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Related posts

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal-Kinë arrin në 1.280, mbi 5.620 të zhdukur

RTI

Mbështetësit e Trump-it: O Zot, paskemi zgjedhur Antikrishtin!

Irfan Jahiu

Parlamenti i Ukrainës voton për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme dhe mobilizimin për 90 ditë të tjera

RTI