RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbreti Charles III zotohet për lidhje më të forta me Gjermaninë

mbreti-charles-iii-zotohet-per-lidhje-me-te-forta-me-gjermanine

Mbreti Charles III i Britanisë në një fjalim historik në parlamentin gjerman ka bërë thirrje për një bashkëpunim më të fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, transmeton Anadolu.

“Kjo do të thotë shumë për mua dhe për gruan time, që jemi ftuar në Gjermani për vizitën time të parë jashtë vendit si mbret. Jam veçanërisht i kënaqur që jam në gjendje të flas sot këtu për të ripohuar angazhimin për miqësinë midis vendeve tona”, tha mbreti britanik.

Mbreti Charles III, i cili ndodhet në një vizitë tre-ditore në Gjermani, është monarku i parë britanik që adresohet në parlamentin gjerman.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania janë të bashkuar për të mbrojtur vlerat liberale dhe demokratike, si dhe për të mbështetur Ukrainën kundër Rusisë.

“Siguria e Evropës dhe vlerat tona demokratike u kërcënuan. Por bota nuk qëndroi duarkryq dhe e pa atë”, tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania sot janë dy mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës.

“Ne jemi të tmerruar nga shkatërrimi i tmerrshëm që kemi parë, por le të marrim guxim nga uniteti ynë në mbrojtjen e Ukrainës, mbrojtjen e lirisë dhe mbrojtjen e demokracisë”, tha Mbreti Charles III.

Related posts

Haxhiu kërkesë zyrtare Serbisë: Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula të transferohen në Kosovë

rezart morina

Trump sugjeron “dënim me vdekje” për trafikantët e drogës

rezart morina

Kurti: Përgjegjësit e rastit të Deharit të japin llogari për arrestimin dhe mbytjen e një aktivisti

admin