RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: 106 persona në Pastasellë u vranë vetëm pse ishin shqiptarë

kurti:-106-persona-ne-pastaselle-u-vrane-vetem-pse-ishin-shqiptare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në zbulimin e pllakës përkujtimore të dëshmorëve dhe martirëve të rënë në Masakrën e Pastasellës, në komunën e Rahovecit, ka thënë se i denoncojmë forcat serbe, pasi 106 persona të këtij fshati u vranë vetëm për shkakun se ishin shqiptarë.

“Ende ka persona të zhdukur nga kjo masakër, që familjarët ende nuk dinë asgjë për ta. Kishin planifikuar si teknikë dëbimi nëpërmjet vrasjeve masive të civilëve të pafajshëm, si fëmijë të moshës 13 vjeçare e pastaj të rritur e të moshuar, fillimisht filluan me fëmijë që prindërit t’i shohin fëmijët e tyre që po vriteshin në sy të tyre”, ka thënë ai, në ceremoninë përkujtimore në nder të 24 vjetorit të kësaj masakre.

Në këtë ceremoni kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka theksuar se shqiptarët ndodheshin në dhunë të egër dhe të pa armatosur.

“Ushtria Çlirimtare erdhi si shpëtim për ne, vorbulla e luftës përfshiu qindra njerëz, u përballen me fatin e tyre tragjikë, por duke lënë plagë të mëdha. Ende me kujtohen pamjet e rënda, gjymtyrët e tyre, organet e nxjerra nga trupat e më të dashurve tanë të gjuajtura në lum”, ka deklaruar ai.

Latifi ka përmendur edhe bashkëluftëtarët që po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe ftoi të gjithë qytetarët ta dalin në protestë më 2 prill.

Përfaqësuesi i fshatit Pastasellë, Afrim Krasniqi, ka theksuar se mijëra të ikur nga fshatrat e tjera përreth, gjetën strehim në fshatin e tyre, edhe pse vet ata si fshat ishin në gjendje të mjerueshme dhe me 106 persona të vrarë e të masakruar.

Related posts

Turqia, Suedia, Finlanda dhe NATO bien dakord të punojnë për hapa konkretë

rezart morina

Vriten dy palestinezë nga plumbat e ushtarëve izraelitë në Bregun Perëndimor

admin

Luftëtarët palestinezë janë ende të pranishëm në veri të Gazës

admin