RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indi, të paktën 35 të vdekur nga shembja e një tempulli

indi,-te-pakten-35-te-vdekur-nga-shembja-e-nje-tempulli

Të paktën 35 njerëz humbën jetën nga shembja e një pusi të lashtë me shkallë në një tempull hindu në qytetin Indore, në shtetin indian Madhya Pradesh, transmeton Anadolu.

Incidenti ndodhi teksa adhuruesit u mblodhën në tempullin në Indore për festivalin hindu Ram Navami.

Puset me shkallë janë një formë dalluese e sistemeve të mëdha të ruajtjes së ujit nëntokësor në nënkontinentin Indian.

Në videot e shembjes në kompleksin e tempullit mund të shihet kaosi që pasoi, ku njerëzit vraponin drejt daljeve. Një ekskavator rrëzoi murin e tempullit të vjetër për të ndihmuar njerëzit të shpëtojnë.

Rreth 140 pjesëtarë të kërkim-shpëtimit, duke përfshirë pjesëtarë të ushtrisë, përdorën litarë dhe shkallë për të nxjerrë trupat nga pusi pasi uji u pompua, ndërsa operacioni ishte i vështirë për shkak të shtegut të ngushtë dhe mbeturinave në pus.

Dhjetëra njerëz ranë në ujë kur struktura mbi pus u shemb dhe u mbuluan me rrënoja, tha Komisioneri i Policisë, Makrand Deoskar.

Struktura me sa duket është shembur sepse nuk ka mundur të përballonte peshën e numrit të madh të njerëzve, tha zyrtari lokal, Shivraj Singh Chauhan.

Është konfirmuar se janë gjetur 35 trupa dhe se operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar.

Autoritetet e tempullit ndaluan përdorimin e pusit vite më parë dhe e mbuluan atë me shufra hekuri dhe pllaka.

Në janar, autoritetet bashkiake urdhëruan pronarët e tempullit të hiqnin shufrat e hekurit dhe pllakat sepse nuk ishin të sigurta, por ata e shpërfillën paralajmërimin.

Related posts

Eurodeputetja Daly: Veprimet e Von der Leyen dhe të BE-së mundësuan gjenocidin e Izraelit në Gaza

admin

Gërvalla emëron Nita Shalën ambasadore të Kosovës në Itali

admin

Maqedonci ngre alarmin: Serbia po ushtrohet në kufi, do testojë dronë kamikazë

rezart morina