RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE-ja dënon djegien e veturave me targa RKS në veri

be-ja-denon-djegien-e-veturave-me-targa-rks-ne-veri

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka dënuar djegien e veturave me targa RKS në veri të vendit përgjatë dy ditëve të njëpasnjëshme.

Ai ka theksuar se veprimet e tilla për frikësimin e popullatës janë të papranueshme.

“E dënoj fuqishëm djegien e veturave të riregjistruara së fundmi me targa RKS në veri të Kosovës. Shkatërrimi i pronës private që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është për të ardhur keq, i papranueshëm dhe duhet të dënohet nga të gjithë akterët përkatës”, ka shkruar ai në Twitter.

Szunyog u ka bërë thirrje agjencive të zbatimit të ligjit që të identifikojnë dhe ndjekin me shpejtësi përgjegjësit.

Më 30 mars në Zubin Potok u dogjën fillimisht dy vetura me targa RKS. Pronarët e tyre në polici kanë thënë se i kishin regjistruar një javë më parë dhe se në kohën e djegien ishin të parkuara poshtë shtëpive ku jetonin.

Më 31 mars janë djegur edhe tri vetura të tjera të qytetarëve të nacionalitetit serb, të cilat ishin të parkuara – njëra në Zveçan dhe dy në veri të Mitrovicës. Edhe këto kishin targat me riregjistrimin RKS.

Related posts

Kosovë, dhoma e nënës nga Gjakova që humbi bashkëshortin dhe katër djemtë nga lufta hapet si ekspozitë në Prishtinë

admin

Presidenti egjiptian dhe ai francez diskutojnë zhvillimet në Gaza

admin

Zgjedhjet në veri, KQZ-ja tregon ku mund të gjendet qendra e votimit

admin