RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Peleshi me homologun e Malit të Zi: Bashkëpunimi rajonal përbën themelin e stabilitetit

peleshi-me-homologun-e-malit-te-zi:-bashkepunimi-rajonal-perben-themelin-e-stabilitetit

Gjatë qëndrimit në Mynih, në kuadër të konferencës së sigurisë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, është takuar me homologun e tij nga Mali i Zi, Dragan Krapoviç.

Peleshi njoftoi në rrjetet sociale se në takim u theksua se siguria rajonale vjen vetëm përmes anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian të të gjithë rajonit.

“Me homologun malazez Dragan Krapoviç diskutuam bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, shkruan Peleshi.

“Jo vetëm si partnerë të NATO-s, por edhe si fqinjë me një vizion dhe synim të përbashkët dakordësuam se bashkëpunimi rajonal përbën themelin e stabilitetit dhe zhvillimit të Ballkanit Perëndimor”, bën të ditur Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë.

“Anëtarësimi në NATO dhe BE është rruga e vetme drejt sigurisë së të gjitha vendeve të rajonit. Bashkëpunimi dhe solidariteti janë thelbi i rrugës sonë për një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha vendet e rajonit”, përfundon Peleshi postimin tij, duke ndarë dhe foto nga takimi. /atsh

Related posts

Joe Biden shpall rregulloren më të rreptë mbi emetimet e gazrave nga automjetet për të përshpejtuar kalimin e industrisë së automobilave drejt makinave elektrike

admin

Plani amerikan për paqe i kërkon Kievit të bëjë lëshime të mëdha, Zelensky: Nuk do ta tradhtoj Ukrainën!

admin

Biden i kërkon Kongresit 13 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Muhamet Ramadani