RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

WSJ: Presidenti egjiptian Sisi mund të takohet me Assadin në prill

wsj:-presidenti-egjiptian-sisi-mund-te-takohet-me-assadin-ne-prill

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi mund të takohet me homologun e tij sirian Bashar Al-Assad në fund të prillit, raportoi Wall Street Journal, transmeton Anadolu.

Gazeta amerikane, duke cituar burime të informuara, tha se Kajro dhe Damasku po kryejnë “diskutime të avancuara” për të rivendosur lidhjet diplomatike dhe për të mbajtur një takim të nivelit të lartë midis dy vendeve.

Takimi Sisi-Assad mund të bëhet pas përfundimit të muajit të Ramazanit në fund të prillit, shkruan e përditshmja.

Data dhe vendi i takimit nuk janë përmendur.

Nuk pati asnjë koment nga autoritetet e dy vendeve mbi këtë lajm.

Të shtunën, ministri i jashtëm i regjimit sirian Faisal Mekdad zhvilloi bisedime me zyrtarët egjiptianë në Kajro, vizita e parë e tillë në më shumë se një dekadë.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme egjiptiane thuhej se të dy palët ranë dakord për intensifikimin e kanaleve të komunikimit midis dy vendeve me synimin për të trajtuar çështjet me interes për të dy shtetet.

Vizita e Mekdadit ishte e para në Egjipt që kur anëtarësimi i Sirisë në Ligën Arabe me bazë në Kajro u pezullua në nëntor 2011 pas shtypjes brutale të regjimit ndaj protestave pro-demokracisë.

Regjimi sirian ka shkëmbyer vizita zyrtare me disa vende arabe në vitet e fundit mes raportimeve për një rifillim të mundshëm të anëtarësimit të Sirisë në Ligën Arabe.

Related posts

“Mbi 50 milionë njerëz në vitin 2021 jetuan në kushte të skllavërisë moderne”

admin

Kremlini: Europa i përmend të drejtat e njeriut vetëm kur i intereson

admin

Osmani: Kushtetuta jonë është frymëzim për liritë e të drejtat e qytetarëve

rezart morina