RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kuvendi miraton plotësimin e tri projektligjeve për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes

kuvendi-miraton-plotesimin-e-tri-projektligjeve-per-fsk-ne-dhe-ministrine-e-mbrojtjes

Tri ndryshime dhe plotësime në tri projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrinë e Mbrojtjes janë miratuar në seancën e sotme të Kuvendit.

Me 79 vota për, është miratuar në parim Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Gjithashtu me 74 vota për Kuvendi miratoi në parim edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Deputetët kanë miratuar me 76 vota në parim edhe Projektligji nr. 08/L-158 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes.

Related posts

Macron pret në takim Blinkenin, diskutojnë për Ukrainën dhe Lindjen e Afërt

Muhamet Ramadani

Rama uron presidenten Justina Shiroka-Pula: Fazë sfiduese për Kosovën, rajonin dhe Evropën

admin

Gjermania propozon rregulla të përbashkëta evropiane për eksportin e armëve

Muhamet Ramadani