RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati i Emirateve të Bashkuara Arabe takon kryeministrin grek dhe homologun e tij

kryediplomati-i-emirateve-te-bashkuara-arabe-takon-kryeministrin-grek-dhe-homologun-e-tij

Ministri i Punëve të Jashtme i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ka takuar në Athinë kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis dhe homologun e tij grek, Nikos Dendias, transmeton Anadolu.

Sipas zyrës së kryeministrit grek, Al Nahyan dhe Mitsotakis diskutuan “marrëdhëniet strategjike midis dy vendeve dhe perspektivat për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat e investimeve, energjisë dhe ndryshimeve klimatike”.

“Ata gjithashtu shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet ndërkombëtare dhe rajonale me interes të ndërsjellë, duke përfshirë zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe Lindjen e Mesme”, thuhet në njoftim.

Më herët, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Al Nahyan dhe Dendias zhvilluan bisedime për çështje me interes të përbashkët, përfshirë përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik.

Po ashtu u diskutuan edhe zhvillimet e fundit në Mesdhe, Gjirin Arab dhe Lindjen e Mesme, si dhe de-përshkallëzimi i tensioneve në marrëdhëniet greko-turke.

Related posts

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, zbulohet data e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje

admin

Sveçla: Arrestohen edhe dy të tjerë për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

admin

Belgjika kritikon thirrjen e Iz’raelit për shkurtim të ndihmave për civilët

Muhamet Ramadani