RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla: Arrestohen edhe dy të tjerë për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

svecla:-arrestohen-edhe-dy-te-tjere-per-dhunimin-e-11-vjecares-ne-prishtine

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë arrestuar edhe dy të tjerë të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

Ai tha se me shqetësim ka pranuar lajmin për dhunimin e vajzës së mitur nga pesë persona për disa orë me radhë.

“Jam i vetëdijshëm për shqetësimin e drejtë të secilit prind e secilës vajzë në vendin tonë. Nga Policia e Kosovës kam kërkuar angazhim maksimal për arrestimin sa më të shpejtë të të gjithë kryesve të këtij akti makabër dhe sapo u njoftova se janë arrestuar edhe 2 të tjerë”, shkroi ai në Facebook.

Sipas tij, koordinimi i të gjitha organeve kompetente është i domosdoshëm sepse nuk ka asnjë dilemë që dënimi ndaj këtyre kriminelëve duhet të jetë maksimal. /teve1

Related posts

Kina: Ne dhe BE jemi viktima të importit ekonomik të SHBA-ve

Muhamet Ramadani

Iran, nis votimi për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Muhamet Ramadani

Blinken thotë se do të bashkëpunojë me Kongresin për të reaguar ndaj GJNP-së

admin