RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bislimi e Petkoviqi takohen sot në Bruksel

bislimi-e-petkoviqi-takohen-sot-ne-bruksel

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi si dhe homologu i tij nga Serbia Petar Petkoviq, do takohen sot në Bruksel.

Është bërë e ditur se ky takim ka për qëllim për të „çuar përpara gjithçka që u dakordua në Ohër si dhe për të filluar hapat e ardhshëm drejt zbatimit” të marrëveshjeve.

Ky takim do jetë i pari pas takimit të Ohrit ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq u dakorduan për planin e zbatimit të marrëveshjes mbi rrugën drejt normalizimit të raporteve të dy vendeve.

Të hënën, më 28 mars, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se ky takim do të organizohet me ftesë të ndërmjetësuesit të dialogut, Miroslav Lajçak.

Related posts

Trump bën shaka se Venezuela mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

admin

Nuk dolën kurrë në punë, Qeveria dha afro një milion euro për paga të ish-pjesëtarëve të strukturave paralele serbe

admin

Kina: Shtrirja e NATO-s në Azi minon paqen rajonale

Muhamet Ramadani