RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti diskuton për raportet mes Kosovës e Serbisë me emisarët Sarrazin e Eigner

kurti-diskuton-per-raportet-mes-kosoves-e-serbise-me-emisaret-sarrazin-e-eigner

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe përfaqësuesin special të Austrisë për Ballkan Perëndimor, Johannes Eigner.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në këtë takim ndër të tjera është diskutuar për procesin e dialogut e raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“U diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Temë diskutimi ishin po ashtu raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimi i Marrëveshjes Bazë të arritur në Bruksel dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër si dhe rruga përpara, në prag të takimit të radhës në nivel kryenegociatorësh që do të zhvillohet sot në Bruksel”, thuhet në njoftim.

Kurti në këtë takim ka qenë i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Takimi është ftuar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Sarrazin e Eigner të hënën janë pritur në një takim nga presidentja Vjosa Osmani.

Related posts

Osmani pret në takim Cameronin

admin

Hiqen vizat me Kinën/ Qytetarët shqiptarë mund të qëndrojnë 90 ditë në Kinë

admin

Ministri gjerman i mbrojtjes paralajmëron për rrezik nga lufta në Evropë

admin