RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Avokati: Thaçi s’ka pasur kontroll efektiv mbi UÇK-në

avokati:-thaci-s’ka-pasur-kontroll-efektiv-mbi-uck-ne

Gjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), vazhdon këtë të martë me deklaratat hyrëse nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve.

Të hënën u dëgjuan Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtësi i viktimave, ndërsa sot do të dëgjohen secili nga katër ekipet e mbrojtjes.

Në ditën e parë të seancës, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat që rëndojnë mbi ta.

Katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me katër krime të pretenduara lufte dhe gjashtë kundër njerëzimit, ku përfshihen përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Related posts

Rusia lëshon me sukses 52 satelitë në hapësirë

Muhamet Ramadani

Banka Botërore: Humbja financiare e Libanit tejkalon 72 miliardë dollarë

admin

Konflikti i ri në Lindjen e Mesme, Hezbollahu: Operacionet ushtarake do të kërkojnë pak kohë për të përfunduar

admin