RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina arriti të merrte informacion nga SHBA-ja përmes balonës së spiunazhit

kina-arriti-te-merrte-informacion-nga-shba-ja-permes-balones-se-spiunazhit

Sipas një raporti të fundit, Kina arriti të merrte informacion nga zonat ushtarake të SHBA-së duke përdorur balonën e madhe të spiunazhit, që zyrtarët amerikanë e rrëzuan në fillim të shkurtit.

“Balona u drejtua nga Kina ndërsa fluturonte, dhe kryesisht ndërpriste sinjalet elektronike”, raportoi “NBC News”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën të ndalonin balonën përmes masave parandaluese”, thanë zyrtarët e paidentifikuar.

Sipas raportit, balona mund të dërgojë informacion në Pekin në kohë reale.

Një avion luftarak amerikan rrëzoi balonën pranë bregut të Karolinës së Jugut, më 4 shkurt.

Kina tha se objekti po përdorej për kërkime meteorologjike dhe se kishte dalë jashtë kursit.

“Balona, e cila ishte e madhe sa tre autobusë shkollorë, u pa për herë të parë mbi Alaskë më 28 janar”, sipas administratës së Biden.

Kina, më vonë tha se SHBA-ja kishte dërguar balona të shumta spiunazhi mbi hapësirën e saj ajrore, pretendime të cilat SHBA-ja i ka mohuar.

“Në mënyrë të përsëritur dhe të gabuar Kina ka pretenduar se balona e spiunazhit, që dërgoi mbi SHBA-në, ishte një balonë meteorologjike dhe se deri më sot ka dështuar në dhënien e ndonjë shpjegimi të besueshëm, lidhur me ndërhyrjen e saj në hapësirën tonë ajrore apo edhe në vende të tjera”, tha në shkurt zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson.

SHBA-ja, gjithashtu rrëzoi objekte të paidentifikuara mbi Alaskë, liqenin Huron dhe Yukon të Kanadasë, në muajin shkurt.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se nuk kishte prova që sugjeronin se ato objekte kishin lidhje me mbikëqyrjen kineze. /atsh

Related posts

Virusi vdekjeprurës pushton Afrikën, OBSH ngre alarmin: Rreziku i “Marburg” është shumë i madh! – VIDEO

rezart morina

Scholz: Rumania t’i bashkohet zonës Shengen këtë vit

admin

Mbi 70 % e maturantëve e kalojnë Testin e Maturës

RTI