RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Borrell: Kosova dhe Serbia pajtohen për deklaratën rreth çështjes së të pagjeturve

borrell:-kosova-dhe-serbia-pajtohen-per-deklaraten-rreth-ceshtjes-se-te-pagjeturve

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borell ka njoftuar se Kosova dhe Serbia janë pajtuar në lidhje me çështjen e të pagjeturve.
Kjo është bërë e ditur pak minuta më parë.

“Marrëveshja që ata arritën për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur në takimin e djeshëm të kryenegociatëve është hapi i parë. Ne do ta miratojmë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë që do të mbledh”,deklaroi Borrell.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme në Bruksel pati një takim në mes zv/kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi si dhe përfaqësuesit të palës serbe, Petar Petkoviq.

Në takim është theksuar se janë diskutuar disa prej marrëveshjeve në kuadër të të dyja vendeve.

Pas këtij takimi, Besnik Bislimi dje deklaroi se ekziston mundësia e një takimi tjetër në mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq brenda muajit prill.

“Pati një dakordim mes palëve që takimi i radhës të nivelit të lartë politik të mbahet më 22 prill. Mirëpo kjo në momentin e fundit nuk është shumë e sigurt, pasi ka indikacione që presidenti i Serbisë të mos jetë i gatshëm për këtë datë”, ka thënë ai.

Po ashtu Bislimi ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për prezantimin e draftit fillestar të grupit të menaxhmentit lidhur me vetëmenaxhimin e komunave me shumicë serbe. Ai po ashtu ka treguar edhe për çështje tjera të folura në takim.

“Ideja është që të prezantohet një draft fillestar i grupit të menaxhmentit. Ka pak paqartësi se si duhet të ecë procedura, kujt duhet t’i prezantohet së pari e si. Pastaj kemi diskutuar për çështje të tjera aktuale, si ajo e energjisë. Edhe për shembull, kemi diskutuar edhe për çështjen e targa se si po ecën implementimi. Kam treguar se regjistrimi deri në fund të marsit po ecë mirë, por pas djegies së makinave ka pasur kërkesa nga Serbia që Kosova të tregojë vullnet të mirë dhe të mos vendosë masa. Mendoj se kjo punë ka kaluar, nuk duhet të diskutohet për targa por të zbatohet. Po ashtu, çka është më e rëndësishmja, kemi diskutuar për mënyrën se si duhet të sekuencohet hapat e ardhëm të marrëveshjes bazike si njohja e diplomave, gjetja e të pagjeturve, mosobstruksioni i Kosovës në organizata ndërkombëtare e të tjera”, përfundoi ai.

Related posts

Shqipëri, mbahen zgjedhjet për kryebashkiakun e ri të Kukësit

admin

Putin: Rusia është e gatshme për bisedime të paqes me Ukrainën në çdo kohë dhe vend

admin

Olaf Scholzi do të dëshmojë para ligjvënësve për një mashtrim me taksa

admin