RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina pretendon se nga fillimi i luftës janë vrarë mbi 233 mijë ushtarë rusë

ukraina-pretendon-se-nga-fillimi-i-luftes-jane-vrare-mbi-233-mije-ushtare-ruse

Ukraina pretendon se që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë e deri më tani janë vrarë mbi 233 mijë ushtarë rusë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Komanda e Forcave Tokësore thuhet se e dita e djeshme është dita e 500-të e luftës. “Këto janë 500 ditë të vështira, por janë një simbol i luftës tonë të përjetshme që kemi bërë për lirinë dhe unitetin tonë”, thuhet në deklaratë.

“(Që nga fillimi i luftës e deri më tani) Janë vrarë mbi 233 mijë kriminelë, gjithashtu janë shkatërruar më shumë se 4 mijë tanke (ruse), rreth 8 mijë automjete të blinduara, 4.346 sisteme artilerike, 315 avionë dhe 309 helikopterë, 410 sisteme të mbrojtjes ajrore të armikut, 3.666 mjete ajrore pa pilot, 1.271 raketa lundruese, 6.914 automjete, 619 mjete speciale dhe 18 anije”, thuhet në deklaratë.

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk konfirmon të dhënat që Ukraina ka deklaruar lidhur me humbjet e ushtarëve në ushtrinë ruse.

Related posts

KE mbështet idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë

admin

Gjoba prej 454 milionë dollarë, ja çfarë vendosi Gjykata e Apelit për ish-presidentin Trump

admin

Ekspertja e OKB-së për Palestinën: Ka shumë gjasa që po kryhet një gjenocid në Gaza

admin6