RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në fundjavë mbyllet për qarkullim një pjesë e rrugës “Agim Ramadani”

ne-fundjave-mbyllet-per-qarkullim-nje-pjese-e-rruges-“agim-ramadani”

NP “Termokos” SH.A. njofton opinionin e gjerë se të shtunën dhe të dielen më 08 dhe 09 prill, për shkak të punimeve, që po realizohen për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, do të ndërpritet qarkullimi në një pjesë të rrugës “Agim Ramadani”, përkatësisht në segmentin nga “Shtëpia e Sporteve” deri tek ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Ndërprerja e qarkullimit në këtë rrugë ka qenë e domosdoshme për të mundësuar kyçjen në gypin kryesor të ngrohjes për 62 objekte banesore me 767 njësi banimi të lagjes në afërsi të Parkut të qytetit si dhe pjesës së Qytetit të vjetër tek rruga “Bajram Kelemendi”.

NP “Termokos” kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për ndërprerjen e përkohshme të qarkullimit në këtë rrugë.

Related posts

Siri, varrosen trupat e viktimave nga tërmetet

admin

“Marrëdhëniet me BE-në, pothuajse inekzistente”- Ish-sekretari i Jashtëm: Brexit e ka bërë Mbretërinë e Bashkuar një komb me status më të ulët

admin

Izraeli refuzoi 30% të ndihmave në Gazën jugore në mars, thotë OKB-ja

RTI