RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron: Mbështetem te Kina për ta sjellë në vete Rusinë

macron:-mbeshtetem-te-kina-per-ta-sjelle-ne-vete-rusine

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka kërkuar homologut të tij të Kinës, Xi Jinping, që të ndihmojë në ndalimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, raportoi BBC-ja.

Macron i ka thënë Xi-së se mbështetet tek ai për ta sjellë në vete Rusinë.

“Unë e di se mund të mbështetem tek ju për ta sjellë Rusinë në vete dhe për t’i sjellë të gjithë përsëri në tryezën e negociatave”, ka thënë ai.

Xi nga ana tjetër ka thënë se dy vendet e tyre kanë aftësinë dhe përgjegjësinë për të mbrojtur paqen botërore.

Macroni po qëndron në një vizitë zyrtare në Kinë, e cila po zhvillohet pas përkeqësimit të marrëdhënieve midis Perëndimit dhe Kinës, e cila ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës.

Presidenti francez ka kërkuar gjithashtu të forcojë lidhjet tregtare. Atij i bashkohet edhe shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilën e ftoi të merrte pjesë në bisedimet me udhëheqjen kineze, si dhe një delegacion të madh biznesi.

Duke folur për shtypin pas takimit midis dy presidentëve, Xi tha se “Kina mbron bisedimet e paqes dhe kërkon një zgjidhje politike” dhe bëri thirrje për përmbajtje racionale nga komuniteti ndërkombëtar. /koha

Related posts

Presidenti Erdoğan namazin e Fitër Bajramit e fali në Xhaminë Ajasofja

rezart morina

Osmani për targat: Me aleatët po bëjmë përpjekje për një zgjidhje brenda 48 orëve

admin

Kurti i përgjigjet Borrellit: Dezinformimi, i rrezikshëm dhe i papranueshëm

admin