RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Takohen Osmani dhe Hovenier, bisedohet për dialogun

takohen-osmani-dhe-hovenier,-bisedohet-per-dialogun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim dhe koordinimin të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në rëndësinë e avancimit tutje të raporteve bilaterale.

“Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe momentumin e ri për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të saj”.

Related posts

OBSH: Shpërthimi më i madh i Ebolës në RD të Kongos ka tejkaluar kapacitetin e reagimit për ta menaxhuar

Hevzi

Vrasja e rreshterit Muhamet Lika, Prokuroria: Vrasja ishte e planifikuar dhe e koordinuar

Kushtrim Guraj

“Kanë krijuar varësi, ankth dhe depresione”- Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare

admin