RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin dhe kryeministri armen diskutojnë për situatën në Karabak

putin-dhe-kryeministri-armen-diskutojne-per-situaten-ne-karabak

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin diskutoi me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan për situatën në Karabak, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Pallati i Kremlinit thuhet se Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Pashinyan.

Në bisedë u diskutua në aspekte të ndryshme situata në Karabak, garantimi i sigurisë dhe stabilitetit në kufirin Azerbajxhan-Armeni, riformimi i lidhjeve ekonomike dhe transportit në Kaukazin Jugor.

Gjatë bisedës është theksuar rëndësia e zbatimit në mënyrë të qëndrueshme të marrëveshjeve të arritura në vitet 2020-2022 mes liderëve të Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë lidhur me përgatitjen e marrëveshjes së paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Po ashtu në bisedë u diskutuan edhe marrëdhëniet mes Rusisë dhe Armenisë.

Related posts

Kurti takohet me kryediplomatin gjerman, flasin për sigurinë dhe integrimin evropian

Muhamet Ramadani

Presidenti Zelensky anulon udhëtimin në Spanjë dhe Portugali, arsyeja mbetet mister

admin

Sulmet kibernetike në SHBA, Washington Post: Hakerët e qeverisë kineze po depërtojnë tek ofruesit e internetit për të spiunuar miliona qytetarë

admin