RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin dhe kryeministri armen diskutojnë për situatën në Karabak

putin-dhe-kryeministri-armen-diskutojne-per-situaten-ne-karabak

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin diskutoi me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan për situatën në Karabak, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Pallati i Kremlinit thuhet se Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Pashinyan.

Në bisedë u diskutua në aspekte të ndryshme situata në Karabak, garantimi i sigurisë dhe stabilitetit në kufirin Azerbajxhan-Armeni, riformimi i lidhjeve ekonomike dhe transportit në Kaukazin Jugor.

Gjatë bisedës është theksuar rëndësia e zbatimit në mënyrë të qëndrueshme të marrëveshjeve të arritura në vitet 2020-2022 mes liderëve të Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë lidhur me përgatitjen e marrëveshjes së paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Po ashtu në bisedë u diskutuan edhe marrëdhëniet mes Rusisë dhe Armenisë.

Related posts

Qeveria e Sudanit kthehet në kryeqytetin Khartoum pas më shumë se dy vitesh luftë

Muhamet Ramadani

“Ata që nuk kishin rripat e sigurimit, fluturuan të tavan!”- Pasagjerët rrëfejnë tmerrin, pas turbulencave ku një person humbi jetën. Publikohen pamjet brenda aeroplanit të shkatërruar (FOTO)

admin

Kenia, rritet në 90 numri i njerëzve që vdiqën nga uria “për të takuar Profetin Isa (Jezusin)”

Muhamet Ramadani