RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Itali – Numri i lindjeve arrin nivelin më të ulët rekord

itali-–-numri-i-lindjeve-arrin-nivelin-me-te-ulet-rekord

Në Itali, numri i lindjeve ka vazhduar të bjerë në nivele të ulëta, pas një rekordi të arritur në vitin 2022, ku u raportuan më pak se shtatë lindje për 1000 banorë.

“Ky është niveli më i ulët që nga bashkimi i Italisë në shekullin e 19-të”, tha të premten autoriteti italian i statistikave “Istat”.

“Në total, vitin e kaluar kanë lindur 393 000 fëmijë”, sipas statistikave.

Me më shumë se 12 vdekje për 1000 banorë të regjistruar gjatë vitit 2022, popullsia italiane vazhdon të tkurret.

“Popullsia po plaket gjithashtu, mbi 22 000 banorë janë mbi 100 vjeç në Itali”, treguan statistikat.

“Italia kishte një popullsi totale prej 58.85 milionë banorë, në fund të vitit 2022”, sipas Istat.

Related posts

Kremlini e cilëson shumë pozitive dërgesën e parë të grurit të nisur nga Odesa

admin

Incidenti në aeroportin e Shkupit/ Kurti: Përvojë e rëndë për presidenten Osmani, do ketë raport që të zbardhë këtë çështje

admin

Të krishterët në Palestinë mbajtën marshim për meshën e “Zjarrit të Shenjtë”

admin