RTV AHIRETI
Shëndetësi

A flisni shpesh në gjumë? Ja pse ndodh kjo sipas ekspertëve

a-flisni-shpesh-ne-gjume?-ja-pse-ndodh-kjo-sipas-eksperteve

Sipas ekspertëve të gjumit, rreth dy në tre persona flasin kur flenë në një moment. Kjo njihet zyrtarisht si somniloquy, të folurit në gjumë është një lloj parasomnie ose aktiviteti jonormal i gjumit.

“Zakonisht është i padëmshëm, por potencialisht mund të tregojë një çrregullim të rëndësishëm të gjumit ose problem shëndetësor”, shpjegoi shkencëtarja e gjumit Teresa Schnorbach.

Sipas mjekëve, kjo mund të lidhet me ngjarjet e fundit në jetën e vetë personit ose thjesht përmbajtjen e ëndrrave.

“Faktorët e rrezikut për të folur në gjumë përfshijnë stresin, mungesën e gjumit por fjalët e rastësishme rrallëherë janë problematike. Shëndeti mendor mund të ndikojë gjithashtu në të folurit në gjumë, kjo është diçka e zakonshme tek ata me sëmundje themelore të shëndetit mendor”, shtoi Teresa. Gjithashtu, ajo beson se njerëzit që vuajnë nga çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) janë më të ndjeshëm ndaj të folurit në gjumë.

Kur duhet të kërkoni ndihmë?

Nëse normalisht nuk flisni në gjumë, por papritmas keni filluar, arsyet mund të jenë si më poshtë:

Konsumimi i barnave të caktuara

Stresi emocional

Temperatura

Çrregullimi mendor

Të folurit në gjumë zakonisht nuk është diçka shqetësuese, megjithatë, nëse fillon papritmas tek të rriturit ose përfshin ankth, ulërima ose veprime të dhunshme që mund t’ju zgjojnë, atëherë duhet të kërkoni kujdes mjekësor.

Related posts

Kolliteni vazhdimisht dhe ju ndalet fryma? Me këto ushtrime të frymëmarrjes rrisni kapacitetin e mushkërive

admin

Proshuta dhe salsiçet janë kancerogjene

admin

Hithra, mbretëresha e bimëve popullore

rezart morina