RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Gjermania mund të mos përmbushë premtimet e saj ndaj NATO-s”

“gjermania-mund-te-mos-permbushe-premtimet-e-saj-ndaj-nato-s”

Sipas një raporti të publikuar së fundmi, Gjermania mund të mos jetë në gjendje të përmbushë disa nga premtimet e saj ndaj NATO-s deri në vitin 2025, transmeton Anadolu.

Gazeta gjermane ‘Bild’ botoi detaje të një raporti prej 14 faqesh të përgatitur nga shefi i ushtrisë, gjenerallejtënant Alfons Mais, për problemet aktuale të ushtrisë gjermane.

Raportohet se ai informoi shefin e mbrojtjes, Carsten Breuer, se derisa Gjermania i premtoi NATO-s krijimin e një divizioni të mekanizuar deri në vitin 2025, i cili do të jetë në gjendje të mobilizohet brenda 30 ditëve, ky qëllim nuk do të ishte e mundur të arrihet plotësisht për shkak të mungesës së personelit dhe problemeve me pajisjet ushtarake.

Mais gjithashtu paralajmëroi se ka pasur një “ulje të dukshme në gatishmërinë operacionale të ushtrisë” pas viteve të nën-investimit dhe për shkak të përgjegjësive të reja, të tilla si dërgimi i armëve dhe municioneve në Ukrainë nga rezervat e ushtrisë.

Ai bëri thirrje për një rritje të konsiderueshme të buxhetit të mbrojtjes për të trajtuar mangësitë e forcave të armatosura.

Related posts

Mbappe u bën thirrje francezëve “të mos votojnë të djathtën ekstreme”

RTI

Erdogan i kërkon kryeministrit etiopian të mbështesë Ga’zën, kauzën pa’lestineze

admin

Deputetja britanike: Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen nga Beogradi

admin