RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bashkia e Anversit në Belgjikë ndërpret tregtinë me kompaninë iz’raelite

bashkia-e-anversit-ne-belgjike-nderpret-tregtine-me-kompanine-iz’raelite

Bashkia e Anversit (Antwerp) në Belgjikë ndërpreu tregtinë me një kompani izraelite që prodhon mjete elektrike, për shkak të gjuhës së urrejtjes që drejtuesi i lartë i saj ka përdorur ndaj palestinezëve, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare Belga të Belgjikës të cilin e bazon në zyrën e kryetarit të Anversit, u zbuluan deklaratat e drejtuesit të lartë të kompanisë izraelite të quajtur “EZRaider” në të cilën përfshihen deklarata raciste dhe urrejtjeje kundër palestinezëve.

Duke i konsideruar “të papranueshme” këto deklarata, administrata e Bashkisë së Anversit vendosi të ndalojë procesin e blerjes me “EZRaider”.

Përpjekja e komunës së Anversit për të blerë një flotë automjetesh elektrike nga kompania izraelite pavarësisht sulmeve që vazhdojnë në Gaza, shkaktoi polemika.

Related posts

Turqia do të kërkojë financim të drejtë për klimën në COP31

Kushtrim Guraj

Mekanizmi për vetëmenaxhim dhe personat e pagjetur, tema në takimin Kurti-Vuçiq

Muhamet Ramadani

Myftiu Tërnava mbikëqyri punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore

admin