RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Borrell infektohet me COVID-19, anulon vizitën në Kinë

borrell-infektohet-me-covid-19,-anulon-viziten-ne-kine

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Borrell përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shtoi se ndihet mirë dhe nuk ka simptoma.

Për shkak të infektimit me COVID-19, ai do të shtyjë vizitën që kishte planifikuar në Kinë.

“Unë kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 dhe për këtë arsye, për fat të keq do të duhet të shtyj vizitën time në Kinë. Ndihem mirë dhe nuk kam simptoma”, shkroi Borrell në Twitter. /abc

Related posts

Macron pranon dorëheqjen e kryeministrit francez, asnjë pasardhës në horizont

admin

Stërvitja me PK-në e EULEX-in, KFOR: U demonstrua aftësi për t’u përgjigjur ndaj skenarëve të ndryshëm

Muhamet Ramadani

Franca kërkon nga Izraeli të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe të braktisë “luftërat e pafundme”

RTI