RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 1.000 numri i viktimave nga cikloni “Freddy” në Malavi të Afrikës

rritet-ne-1.000-numri-i-viktimave-nga-cikloni-“freddy”-ne-malavi-te-afrikes

Në Malavi është rritur në 1.000 numri i viktimave nga cikloni “Freddy” i cili ka prekur brigjet e pjesës juglindore të Afrikës, transmeton Anadolu.

Presidenti i Malavit, Lazarus Chakwera në një deklaratë për media dha informacion lidhur me numrin e të vdekurve dhe shkatërrimet që ka shkaktuar cikloni.

“Numri i viktimave nga cikloni është rritur në 1.000”, njoftoi Chakwera i cili shtoi se mbi gjysmë milioni njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

“Për shkak të shembjeve të shkaktuara nga ndryshimi klimatik janë shembur shtëpi, ura, shkolla dhe biznese, ndërsa janë dëmtuar rrugë, linja të energjisë dhe toka bujqësore”, tha Chakwera.

Duke tërhequr vëmendjen se në vend ka ardhur periudha për hapjen e sezonit të tregut të duhanit, Chakwera vuri në dukje se për shkak të ciklonit është ndërprerë edhe aktiviteti ekonomik.

Nga cikloni janë prekur negativisht edhe Mozambiku dhe Madagaskari, ku në Mozambik kanë humbur jetën rreth 70 persona.

Organizata Botërore Meteorologjike deklaroi se “Freddy” i cili filloi në muajin shkurt, mund të jetë cikloni që ka vazhduar më gjatë në histori.

Related posts

Paralajmërimi i miliarderit Elon Musk: Dollari mund të bëhet i pavlefshëm, duhet të bëjmë diçka

admin

Vëllai ther me thikë vëllanë në Viti

rezart morina

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për kërcënim të nënkryetares së Leposaviqit

admin