RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në tre muajt e parë të vitit 2023 rriten hyrjet e paligjshme në vendet e BE-së

ne-tre-muajt-e-pare-te-vitit-2023-rriten-hyrjet-e-paligjshme-ne-vendet-e-be-se

Agjencia për ruajtjen e kufijve të Bashkimit Evropian (Frontex) me qendër në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, njoftoi se kalimet e paligjshme në vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit 2023 janë rritur 26 për qind krahasuar me periudhën e një viti më parë dhe kanë arritur në 54 mijë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Frontex rikujtohet se numri i kalimeve të paligjshme nga kufijtë u rritën në 330 mijë në vitin 2022 dhe kanë shënuar nivelin më të lartë që nga viti 2016.

Në tre muajt e parë të këtij viti, rruga më e përdorur për hyrjet ka qenë Mesdheu Qendror. Nga ky destinacion në vendet e BE-së kanë hyrë 27.651 persona. Kjo është regjistruar si rritje 305 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë. Nga destinacioni i Mesdheut Qendror kanë kaluar ilegalisht më shumë shtetas nga Bregu i Fildishtë, Guineja dhe Pakistani.

Ndërsa nga Ballkani Perëndimor i cili renditet destinacioni i dytë, hyrjet janë pakësuar 22 për qind duke rënë në 14.858. Këtë destinacion e kanë përdorur më shumë sirianët dhe afganët.

Po ashtu ka shënuar rënie me 8 për qind duke shkuar në 6.011 numri i ardhjeve nga Mesdheu Lindor i cili është destinacioni i tretë. Ata që kanë përdorur më shumë Mesdheun Lindor kanë qenë sirianë, palestinezë dhe afganë.

Frontex, ka theksuar se kalimet e paligjshme në vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit janë rritur 26 për qind krahasuar me periudhën e një viti më parë dhe kanë arritur në 54 mijë.

Related posts

Një mijë euro bursë vjetore për ata që studiojnë Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

RTI

Meksikë, 6 të vrarë në një sulm në qytetin kufitar në jug të vendit

rezart morina

Fitore e madhe për Trump pas atentatit, Gjykata në Florida hedh poshtë rastin për dokumentet e klasifikuara

admin