RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haxhiu: Nuk do ta pranojmë Asociacion që e ka hedhur poshtë Kushtetuesja

haxhiu:-nuk-do-ta-pranojme-asociacion-qe-e-ka-hedhur-poshte-kushtetuesja

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk do të lejojnë Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive.

Ajo ka thënë se për këtë sigurojnë të gjithë qytetarët e Kosovës se nuk do të pranohet një Asociacion të cilën e ka hedhur poshtë edhe Gjykata Kushtetuese.

Haxhiu në emisioni “Këndi i Debatit” në Tëvë 1 ka thënë se as në aneksin e darokrudar të marrëveshjes së Planit Evropian nuk përmendet ndonjë mekanizëm me kompetenca ekzekutive dhe etnike.

“Përpjekja e Kosovës ka qenë që mos të ketë assesi Asociacion me Kompetenca ekzekutive dhe në dokumentonin e marrëveshjes theksohet hapur se nuk do të ketë ndonjë formacion, mekanizëm, institucion që do të ketë kompetenca ekzekutive dhe etnike. Se si do të adresohet kjo ne jemi këtu do ta shohim, por ajo çfarë ne i sigurojmë qytetarët e Kosovës është se nuk do të ketë një

Asociacion që e ka hedhur poshtë edhe Gjykata Kushtetuese dhe ne si Qeveri nuk e pranojmë”, ka thënë Haxhiu.

Related posts

Pesë anije të tjera me drithë nisen nga Ukraina

admin

Fitimet e bankave thyejnë rekord, përfituan nga kriza

admin

BE: Takimi i dialogut në Bruksel do të fillojë rreth orës 14:00

rezart morina