Allahu thotë: “Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar (Natën e Kadrit)”. (Ed-Duhan: 3)
Nga mirësitë e Natës së Kadrit:
Vepra e mirë që veprohet në Natën e Kadrit është më e mirë se vepra e më shumë se një mijë muajve ku në të nuk është Nata e Kadrit (që i bie të jetë ekuivalente me jetën e një njeriu që vepron për tetëdhjetë vjet e katër muaj).
Në këtë natë ka zbritur Kurani.
Numri i melekëve që zbresin në Tokë me mirësi dhe mëshirë është shumë i madh.
Kush ngrihet (për namaz nate) në Natën e Kadrit me besim në Allahun dhe llogarit në shpërblimin e Allahut, i falen gjynahet e mëhershme.
Shpresohet që në këtë natë të pranohen lutjet. Për këtë shkak Pejgamberi ﷺ e porositi Aishen ( të lutej: “O Allahu im, Ti je Falës, e do faljen, më fal mua!”
Dr. Muhamed Salih el-Munexhid
Nga arabishtja: Irfan JAHIU