RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kanada, 2 gra muslimane raportojnë krim të urrejtjes, person i panjohur ua drejton armën

kanada,-2-gra-muslimane-raportojne-krim-te-urrejtjes,-person-i-panjohur-ua-drejton-armen

Dy gra muslimane, nënë dhe bijë, kanë raportuar një krim të dyshuar të urrejtjes Kitchener, qytet në provincën Ontario të Kanadasë, të mërkurën në mëngjes, transmeton Anadolu.

Sipas një lajmi në CTV News, gratë kanë thënë se një person i panjohur i ka ndjekur me makinën e tij pas namazit të sabahut dhe ua ka drejtuar armën.

“Ne hapëm dritaren, ai hapi të tijën, pastaj e pamë atë duke nxjerrë telefonin dhe e drejtoi nga ne, gjë që na u duk e çuditshme. Dhe befas, në anën tjetër, ai nxori një armë dhe e drejtoi nga ne”, ka thënë vajza për CTV News.

Gratë kanë mbetur të padëmtuara, por janë shprehur të frikësuara dhe të tronditura nga ngjarja. Gruaja është larguar me makinë, por burri dyshohet se i ka ndjekur për një kohë.

I dyshuari përshkruhet si një burrë i bardhë 20-vjeçar i veshur me kapuç të errët dhe një maskë fytyre, siç raportohet nga Policia Rajonale e Waterloo-s.

Gratë kanë thënë incidenti ka ndodhur pasi janë larguar nga xhamia dhe se besojnë se ishte i motivuar nga urrejtja.

Related posts

Kryediplomati turk takohet me ambasadorët e Gjirit dhe Jordanisë në Ankara

Hevzi

Shërbeu si komisioner, KE kërkon hetim për Peter Mandelson pas skandalit Epstein! Zyrtari britanik nën ‘lupë’ edhe për rolin si ambasador në SHBA

admin

I dërguari gjerman për Kosovën: Kriteret e Serbisë për anëtarësimin në KiE s’janë tonat! Prishtina të bëjë gjithçka që mundet për t’i bindur ministrat

admin