RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Finlanda fortifikon kufirin me Rusinë, nis ndërtimin e gardhit – VIDEO

finlanda-fortifikon-kufirin-me-rusine,-nis-ndertimin-e-gardhit-–-video

Më pak se dy javë pas anëtarësimit në NATO, Finlanda filloi ndërtimin e seksionit të parë të gardhit të saj kufitar me Rusinë.

Nga frika e “hakmarrjes” pas anëtarësimit në NATO, qeveria e Finlandës vendosi vitin e kaluar të ndërtojë gardhin për t’u mbrojtur kundër një përsëritjeje të ngjarjeve në Poloni në dimrin e vitit 2021, kur BE-ja akuzoi Bjellorusinë aleatin e Rusisë se krijoi një krizë duke duke transportuar emigrantë nga Lindja e Mesme, duke u dhënë viza dhe duke i “shtyrë” përtej kufirit.

Megjithatë, deri më tani, nuk ka pasur ndonjë aktivitet të dukshëm përgjatë kufirit të Finlandës me Rusinë, i cili është gjithsej 1300 kilometra. Gardhi është planifikuar të përfshijë rreth 200 km të kufirit të saj deri në fund të vitit 2026.

Polonia dhe vendet baltike kanë filluar tashmë ngritjen e gardheve në kufijtë e tyre me Rusinë dhe Bjellorusinë pas pushtimi rust ë Ukrainës në shkurt 2022.

Gardhi i ri do të jetë 3 metra i lartë, i mbuluar me tela dhe i monitoruar nga rruga dhe do të kushtojë rreth 380 milionë euro. /abcnews

Related posts

3 paqeruajtës të OKB-së plagosen nga një sulm izraelit ndaj Libanit

admin6

Tentuan të kalonin kanalin anglez me varkën me mbi 110 persona, ndërrojnë jetë pesë emigrantë, mes tyre edhe një fëmijë

admin

Zbritet për 2 cent çmimi i naftës dhe 1 cent i gazit, mbetet i pandryshuar ai i benzinës

admin