RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lirohen edhe 33 fëmijë dhe gra të tjera nga burgjet izraelite

lirohen-edhe-33-femije-dhe-gra-te-tjera-nga-burgjet-izraelite

Në kuadër të marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve ndërmjet Hamasit dhe Izraelit, 33 të burgosur palestinezë, duke përfshirë 30 gra dhe tre fëmijë, u liruan nga burgjet izraelite, raporton Anadolu.

Izraeli liroi 33 të burgosur të tjerë palestinezë që ndodheshin në burgjet izraelite.

Të burgosurit nga Bregu Perëndimor i pushtuar u liruan nga burgu ushtarak i Izraelit Ofer me një autobus të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe më pas u transferuan në Ramallah.

Ushtarët izraelitë ndërhynë me gaz lotsjellës dhe plumba të vërtetë kundër njerëzve që ishin mbledhur në qytetin Beitunya për të mirëpritur të burgosurit palestinezë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se një palestinez ka mbetur i vrarë si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë.

Mes të liruarve janë nëntë persona nga Kudsi, ndër të cilët është i burgosuri më i ri Nofooth Hammad (16 vjeç) nga lagja Sheikh Jarrah, i cili u dënua me 12 vjet burg, ndërsa 24 të tjerët janë nga krahinat e Bregut Perëndimor.

Ky është grupi i katërt i të burgosurve palestinezë që lirohen nga burgjet izraelite pas marrëveshjes për pauzë humanitare të arritur midis Hamasit dhe Izraelit në Rripin e Gazës, të ndërmjetësuar nga Katari, Egjipti dhe Amerika.

Ministria e Jashtme e Katarit njoftoi të hënën se pauza humanitare është zgjatur edhe për dy ditë.

Pauza humanitare katërditore midis Hamasit dhe Izraelit hyri në fuqi të premten, më 24 nëntor, në orën 07:00 me kohën lokale.

Sipas marrëveshjes, 150 palestinezë në burgjet izraelite do të lirohen në këmbim të 50 të burgosurve izraelitë që mbahen nga Hamasi.

Izraeli nisi sulme brutale në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

Që atëherë, më shumë se 15.000 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 6.150 fëmijë dhe më shumë se 4.000 gra, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë. Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1.200.

Related posts

Qeveria miraton vendimin për vazhdimin e masave emergjente të furnizimit me energji

admin

10.5 milionë fëmijë humbën prindërit për shkak të COVID-19

admin

Banka Botërore me 365 milionë dollarë synon krijimin e vendeve të punës në Kosovë

rezart morina