RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Austri: 700 të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore brenda vitit

austri:-700-te-arrestuar-per-trafikim-me-qenie-njerezore-brenda-vitit

Në më pak se një vit në Austri janë kapur 700 të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore.

Personat u arrestuan përgjatë periudhës maj 2022-mars 2023 dhe Ministri i Brendshëm austriak Gerhard Karner ka njoftuar se kjo përbën një luftë kundër migracionit të paligjshëm.

Sipas ministrit të brendshëm organizatat kriminale abuzuan me situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë duke krijuar kështu edhe një rritje të numrit të personave që hynë ilegalisht në Austri bëjnë me dije mediat austriake.

Karner është shprehur se sistemi i “zonës Shengen” nuk funksionon mjaftueshëm dhe ka kërkuar që të merren të gjitha masat konform ligjeve për gjykimin e personave të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar.

Tutje, ministri i Brenshëm i AustrisëKarner tha se duhet thelluar bashkëpunimi ndërkombëtarë për të luftuar migracionin ilegal, shkruajnë mediat austriake. /albinfo

Related posts

Administrata Trump përfiton 10 miliardë dollarë nga marrëveshja për TikTok! Do krijohet një version i kontrolluar nga SHBA

admin

Serbët e Kosovës nisen në Serbi për të votuar, krijohen kolona të gjata në pikat kufitare

Muhamet Ramadani

Abbott: Krenar me reagimin e Britanisë dhe Kosovës kundër pushtim rus në Ukrainë

admin