RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Wagner: Ka ardhur koha që Rusia të largohet nga Ukraina

wagner:-ka-ardhur-koha-qe-rusia-te-largohet-nga-ukraina

Kreu i grupit Wagner kërkon që Rusia të largohet nga Ukraina. Përmes një postimi në rrjetin “Telegram” të premten Yevgeny Prigozhin tha se ka ardhur koha që qeveria dhe shoqëria t’i japin fund luftës në Ukrainë.

Sipas tij, Rusia i ka arritur objektivat që synonte, ka zhdukur shumicën e meshkujve që mund të luftonin në Ukrainë dhe ka frikësuar pjesën tjetër.

Shefi i organizatës mercenare, Prigozhin nuk përmendi asnjë prej fitoreve të Ukrainës ndaj Rusisë. Ai tha se Rusia tani duhet të ruajë përgjithmonë territoret që janë nën kontrollin rus.

Grupi privat mercenar rus Wanger ka rekrutuar luftëtarë për agresionin në Ukrainë.

Ndërkohë, mbi 10 persona u vranë dhe dhjetra të tjerë mbetën të plagosur të premten si pasojë e sulmeve ruse me raketa në qytetin e Slovianskut, në Ukrainë. Mes viktimave ishte edhe një fëmijë, i cili u nxorr i gjallë nga rrënojat, por humbi jetën rrugës për në spital.

“Në këtë javë të Pashkës Ortodokse nuk ka kaluar asnjë orë pa vrasje dhe terror. Ky është një shtet kriminal që do të humbase. Ne do të fitojmë”, tha Presidenti Volodymyr Zelenskyy përmes një postimi në Twitter të premten.

Related posts

Rasti “Subvencionet 3”, dënohen 4 persona me nga 6 muaj burgim, njëri nga ta detyrohet t’i kompensojë 63 mijë euro

rezart morina

“The Guardian”: Nëse Vuçiqi qëndron prapa sulmit, qasja e Perëndimit në dialog mund të ndryshojë

rezart morina

Dhjetëra mijëra qytetarë në marshin protestues drejt Qeverisë së Serbisë

rezart morina