RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Inteligjenca britanike: Putin po përgatitet për një luftë të gjatë në Ukrainë

inteligjenca-britanike:-putin-po-pergatitet-per-nje-lufte-te-gjate-ne-ukraine

Ligji i ri ushtarak rus sugjeron se Moska po pret një konflikt të gjatë në shtetin ukrainas, paralajmëron inteligjenca britanike.

Një ligj i ri rus ka hequr një pengesë që u ka mundësuar burrave të shmangin angazhimin në ushtri ndërsa sugjeron se Moska po përgatitet për një konflikt të gjatë në Ukrainë, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Presidenti rus, Vladimir Putin u raportua se kishte nënshkruar një projekt-ligj që krijonte një sistem dixhital të ftesave, duke e bërë më të lehtë mobilizimin e rusëve dhe ka ngjallur frikë në vend mes luftës me Ukrainën.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se sipas ligjit, autoritetet do të jenë në gjendje t’i dërgojnë dokumentet për mobilizim në mënyrë elektronike, në vend të letrës.

“Me të dhënat e thirrjeve të individëve që tani janë lidhur në mënyrë dixhitale me shërbimet e tjera në internet, besohet se autoritetet do të ndëshkojnë ata që shmangin detyrimet ushtarake duke kufizuar automatikisht të drejtat e punësimit dhe duke kufizuar udhëtimet jashtë vendit”, shkruan në njoftim.

Masat – të raportuara se do të hyjnë në fuqi më vonë gjatë vitit – nuk treguan në mënyrë specifike ndonjë valë të re të madhe të mobilizimit të detyruar, pohoi inteligjenca britanike.

Rusia, tani për tani, i jep përparësi rekrutimit në baza vullnetare, të tillë, si mercenarët e Wagnerit.

Related posts

Tentoi të arratisej në Bosnje/ U eliminua nga policia serbe, dalin pamjet e Faton Hajrizit pak pas vrasjes, fshihej në… (FOTO)

admin

Publikohet një video me persona të maskuar në veri që flasin serbisht dhe shtien me armë

admin

E rëndë në Kosovë/ Ndërron jetë në një qendër masazhesh një shtetas i huaj, punonjëset: U ndje keq dhe…

admin