RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministrja italiane, Meloni: Afrika është një vend strategjik për ne

kryeministrja-italiane,-meloni:-afrika-eshte-nje-vend-strategjik-per-ne

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni tha se Evropa ka mbetur prapa në Afrikë dhe se Afrika është një vend strategjik si për Italinë ashtu edhe për Evropën, transmeton Anadolu.

Meloni ndodhet për vizitë dyditore në vendin afrikan Etiopi dhe në ditën e fundit të vizitës ajo mori pjesë në samitin trepalësh me kryeministrin e Etiopisë, Abiy Ahmed dhe presidentin e Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, ndërsa ka dhënë deklarata për shtypin italian në shkollën italiane në Addis Ababa.

Duke kritikuar qasjen e Evropës ndaj Afrikës, Meloni tha se “Evropa ka mbetur prapa në Afrikë. Padyshim, Afrika është një vend strategjik për ne. Italia këtë po përpiqet të inkurajojë. Kjo mund të rikuperohet duke e kuptuar këtë”.

“Ndryshe nga sa perceptohet, në të vërtetë Afrika nuk është një kontinent i varfër, është një vend i shfrytëzuar në disa raste, por në fakt nuk posedon mjetet për të nxjerrë pasurinë e saj. Ajo mund të jetojë e qetë me këto pasuri”, tha Meloni duke shtuar se po përpiqen të mbajnë dritë me gjërat e nevojshme për të mbështetur zhvillimin e vendeve të Afrikës dhe se Italia mund të marrë vendin në radhët e para në këtë punë.

Kanë një problem si rrjedha e migrimit, njoftoi Meloni duke theksuar se “Etiopia është një vend i cili sot strehon mbi 1 milion refugjatë. Nëse nuk mbështeten këto kombe të cilët edhe për ne janë strategjikë, problemet që shfaqen vijnë deri tek ne. Italia e kupton mirë këtë sepse ne jemi ata që janë më afër kësaj”.

Kryeministrja Meloni theksoi nevojën e bashkëpunimit me Afrikën për migracionin e rregullt për sa i përket rritjes së migracionit të parregullt drejt vendit të saj. Ajo tha se synojnë heqjen e statusit të mbrojtjes speciale për azilkërkuesit, e cila perceptohet si një faktor tërheqës për emigrantët që vijnë në Itali.

“Vizita në Etiopi kaloi jashtëzakonisht mirë dhe ka një interes të madh ndaj Italisë”, tha Meloni e cila shtoi se me këtë rajon duan të punojnë në fushat si infrastrukturë, bujqësi dhe turizëm.

Ndërkohë në një postim nga llogaria e saj në Twitter pas takimit me presidentin e Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, kryeministrja Meloni deklaroi se si Itali mbështesin përpjekjet për të forcuar stabilitetin e Somalisë dhe Bririt të Afrikës.

Meloni dje në kontaktet e saj në ditën e parë në Addis Ababa, krahas kryeministrit Ahmed u takua edhe me kreun e Komisionit të Unionit Afrikan (AfB), Moussa Faki Mahamat.

Related posts

OBI dënon sulmet e kolonëve të paligjshëm hebrenj ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor

admin6

Pas vrasjeve nëpër lokale, aktivizohet Policia – kontrolle të ashpra në vende ku ka kafiteri

rezart morina

Hamasi u bën thirrje palestinezëve të mbrojnë Xhaminë Al-Aksa

rezart morina