RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të krishterët në Palestinë mbajtën marshim për meshën e “Zjarrit të Shenjtë”

te-krishteret-ne-palestine-mbajten-marshim-per-meshen-e-“zjarrit-te-shenjte”

Të krishterët në Palestinë mbajtën marshim për festimet e “Zjarrit të Shenjtë” me pjesëmarrjen e ekipit të bandës së marshimit të skautëve palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Të krishterët ortodoksë në qytetet Betlehem dhe Ramallah të Bregut Perëndimor mbajtën mesha dhe festime me rastin e të “Shtunës së Shenjtë” për të cilën besohet se pas kryqëzimit Jezu Krishti do të ringjallet.

Kalimi i Bandës së Marshimit të Skautëve Ortodokse Arabe nëpër rrugët e Qytetit të Vjetër u ndoq me entuziazëm nga të krishterët të cilët pritën daljen e “Zjarrit të Shenjtë” nga Kisha e Ringjalljes (Varrit të Madh) për të cilën besohet se ndodhet varri i Jezu Krishtit (Profetit Isa).

Marshimi i “Zjarrit të Shenjtë” të cilët të krishterët e mbajtën duke ndezur pishtarë, vazhdoi në kryesimin e ekipit të Bandës së Marshimit të Skautëve Ortodokse Arabe deri në Kishën e Lindjes (Church of the Nativity) Mehd në qytetin Betlehem.

Pas marshimit, u mbajtën lutje, u ndezën qirinj dhe pishtarë për të Shtunën e Shenjtë e cila emërtohet edhe si “Mbrëmja e Pashkëve”.

Ndërsa në Ramallah zjarri i marrë nga Kisha e Ringjalljes u dërgua në Kishën Ortodokse Greke të Shpërfytyrimit me marshimin e kryesuar nga Ekipi i Bandës së Marshimit të Skautëve “Zjarri i Shenjtë”.

Edhe në Kishën Ortodokse Greke të Shpërfytyrimit u mbajtën lutje, u ndezën qirinj dhe pishtarë për meshën e të Shtunës së Shenjtë.

E Shtuna e Shenjtë e cila nga të krishterët emërtohet edhe si “Mbrëmja e Pashkëve” festohet para Festës së Pashkëve e cila shpreh ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit.

Related posts

Shpallet fituesi në Bashkinë e Vorës

rezart morina

Papa thotë se bo’mbardimet e Iz’raelit në Liban dhe Ga’za janë ‘të pamoralshme’

admin

Marrëveshja e grurit ukrainas drejt skadimit, asnjë sinjal për shtyrje

admin